image Kapet 38-vjeçari që ishte dënuar nga Gjykata për posedim të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Kapet 38-vjeçari që ishte dënuar nga Gjykata për posedim të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Një 38-vjeçar është arrestuar sot pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gazeta Sinjali nga burimet e saj brenda Prokurorisë mëson se personi që u arrestua ishte dënuar me 25 ditë burgim, pasi kishte kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sinjali mëson se 38-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

/GazetaSinjali/