image Kapen në flagrancë dy persona duke marrë fajde në Prizren

Kosovë

Kapen në flagrancë dy persona duke marrë fajde në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme dy persona të cilët dyshohen për fajde, detyrim si dhe kanosje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dy të arrestuarit me iniciale I.M., dhe K.M., janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës duke pranuar fajde në vlerë prej 2 mijë eurove.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës për provat e gjetura dhe të konfiskuara:

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

2000 euro para të gatshme, një veturë, një pistoletë me 17 fishekë, dy telefona celularë dhe disa dokumente/kontrata të huadhënies.

Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar:

një pushkë gjuetie me 26 fishekë, tri pistoleta me 120 fishekë, një laptop, bereta italiane me 2 karikatorë bereta 9 mm me një karikator, zastava TT me dy karikatorë, pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë, fletore  me shënime dhe dokumente tjera relevante

Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’./Gazeta Sinjali/