image Kapen me tri armë zjarri dy të rinj në Prishtinë, përfundojnë në prangat e Policisë

Siguri

Kapen me tri armë zjarri dy të rinj në Prishtinë, përfundojnë në prangat e Policisë

news image

Dje rreth orës 19:00 pati të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballaban të Prishtinës, ndërsa tani Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të moshës 26-vjeç dhe ka bërë sekuestrimin e tri armëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës ku ndër të tjera thuhet se armët e sekuestruara janë një pushkë  gjysmë automatikë, një pushkë gjuetie, si dhe një revole.

Personat e dyshuar E. B., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe  I. SH,  mashkull, 26 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e  prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Ndryshe, fshati Ballaban gjendet mes qytetit të Prishtinës dhe Podujevës, por rasti i lartcekur sipas Policisë ka ndodhur në pjesën që i takon kryeqytetit. /Gazeta Sinjali/