image Kapen me marihuanë dy persona në Prishtinë, policia ua bastis edhe banesën

Siguri

Kapen me marihuanë dy persona në Prishtinë, policia ua bastis edhe banesën

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre, ka gjetur dhe ka sekuestruar substancë narkotike dhe para kesh, raporton Gazeta Sinjali.

Ata u prangosën pasditen e djeshme, rreth orës 17:10, në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë.

Policia njofton se substanca dyshohet se është e llojit marihuanë dhe peshon 953.9 gram. Ndërsa, me vete ata kishin edhe 610 euro.

Mirëpo, kjo nuk është shuma e vetme që u sekuestruan nga të dyshuarit. Në banesën e njërit prej tyre, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 3 mijë e 655 euro para të gatshme.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/