Me 504.5 gram lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy persona u kapën duke lëvizur me veturë në fshatin Rashan të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Dy të dyshuarit u arrestuan pas kontrollit të policisë në veturën e tyre.
Policia njofton se me këtë rast, si provë materiale, është konfiskuar lënda narkotike, vetura, dy telefona mobilë dhe 200 euro para të gatshme.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/