Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet, pasi që kanë dyshuar se po transportonte substanca narkotike dhe në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan në fshatin Llabjan kanë tentuar ta ndalojnë veturën e tipit Pollo, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar, personat brenda saj duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policorë kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion.
Pas rreth një kilometër nga lokacioni fillestar, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë veturën e dyshuar ku edhe është arrestuar një person, kurse personi tjetër ka arritur të largohet duke tentuar që edhe substancën narkotike ta marrë me vete.
Gjatë ndjekjes nga policia, i dyshuari e ka hedhur substancën narkotike me ç’rast janë konfiskuar 5 kg e 185 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, vetura e dyshuar dhe shuma e parave prej 925 euro.
Personit të dyshuar tani më i arrestuar i është caktuar masa e ndalimit, përderisa edhe një person tjetër i dyshuar ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore.