image Kapen gjysmë kilogramë marihuanë në Pejë

Siguri

Kapen gjysmë kilogramë marihuanë në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka kapur gjysmë kilogram marihuanë mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi njoftoi se një person është ndaluar lidhur me këtë rast dhe ndaj të njëjtit prokurorja do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Përveç arrestimit të një të dyshuari, Sinjali mëson se janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

/GazetaSinjali/