Dy persona në Pejë janë arrestuar pasi të njëjtit janë hasur në pyll duke prerë dru në pronë publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 8:05.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër/K pasi ishin hasur në pyll duke prerë dru në pronë shoqërore. Në vendin e ngjarës kanë dalë njësitë policore dhe zyrtari i pylltarisë, ku aty ishin gjetur të prera një sasi e masës drunore e cila është sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/