Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona, pas një aksioni në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.
Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar 46 mijë e 521 euro, 1 mijë e 250 franga zvicerane dhe 1 mijë e 400 lekë./Gazeta Sinjali/