Në fshatin Gurrakoc të Istogut një automjet kombi është ndaluar, ku gjatë kontrollit Policia e Kosovës ka gjetur rreth 400 kilogram mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokumente, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum.
Inspektorët në ndërkohë kanë sekuestruar mishin si dhe kanë bërë të ditur që do të asgjësohet.
Në vendim të prokurorit lënda e rastit i procedohet AUV-së, ndërkohë në Polici rasti është cilësuar si “Vënie në qarkullimin e produkteve ushqimore me prejardhje të dyshimt./GazetaSinjali/