image Kapen 31 kg drogë në Komoran, prangosen dy persona

Siguri

Kapen 31 kg drogë në Komoran, prangosen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se Antidroga në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 31kg substancë të dyshuar narkotike dhe janë prangosur dy persona të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Operacioni policor është zhvilluar dje, në Komoran të Drenasit, me ç ‘rast ka konfiskuar 31 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë.

Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër ( e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/