image "Kapadia" 62-vjeçar nxjerr armën në një lokal në Prishtinë dhe i frikëson të pranishmit

Siguri

“Kapadia” 62-vjeçar nxjerr armën në një lokal në Prishtinë dhe i frikëson të pranishmit

news image

Një person është arrestuar sot në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, pasi që dyshohet se kishte ekspozuar një armë zjarri, duke i frikësuar të pranishmit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se personi i arrestuar dyshohet se ishte i dehur.

Po ashtu, policia bën të ditur se personi i arrestuar është 62-vjeçar, te i cili është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri e tipit “Beretta”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar, sekuestrohet një revole

Prishtinë, 30 dhjetor 2020 – Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, se një person (dyshohet i dehur) ishte duke ekspozuar një armë zjarri duke frikësuar të pranishmit në lokal.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit qendra në Prishtinë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit ( revole e tipit Beretta)

I dyshuari;

– M. C, mashkull 62 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar procedurat për iniciim rasti./Gazeta Sinjali/