image 'Kapadaitë' që u kapën sot duke shkelur rregullat në trafik - Qytetarët në ndihmë të Policisë

Siguri

‘Kapadaitë’ që u kapën sot duke shkelur rregullat në trafik – Qytetarët në ndihmë të Policisë

news image

Që disa ditë Policia e Kosovës po pranon fotografi e video nga qytetarët, për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku përmes këtyre pamjeve po shqiptohen edhe gjoba, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ndër rastet që u raportuan në Polici është edhe lëvizja e një veture derisa ishte drita e kuqe e semaforit në Fushë Kosovë. Sipas Policisë, shoferit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Ndërsa një shofer tjetër që u gjobit sot nga Policia është një shofer i autobusit, i cili tejkaloi në vijë të plotë, në fshatin Llabjan në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Gjobës nuk i shpëtoi as një zyrtare e Qeverisë, e cila u dënua pasi ka vozitur me veturë zyrtare duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit.

/GazetaSinjali/