image "Kaosi po vazhdon çdo ditë"/ Trafiku i mbingarkuar në hyrje të Prishtinës nga Gjilani

Sinjalizime

“Kaosi po vazhdon çdo ditë”/ Trafiku i mbingarkuar në hyrje të Prishtinës nga Gjilani

news image

Shumë prej rrugëve të Kosovës janë të mbingarkuara nga automjetet, sidomos ato që të shpien në qendra të qyteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë po ndodhë çdo ditë në rrugën kryesore Gjilan – Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen disa automjete duke pritur në kolonë në hyrje të Prishtinës dhe i njëjti është ankuar nga pritjet e gjata, të cilat thotë se janë të përditshme.

Sipas tij, shkaku i këtyre kolonave dhe pritjeve të gjata është udhëkryqi që shpie te Pallati i Drejtësisë.

Zgjidhje të këtij problemi ai vlerëson se do të ishte vendosja e një semafori dhe prania e policëve të trafikut, mungesa e të cilave thotë se po shkakton kaos.

“Në mungesë të semaforit apo edhe të policëve, kaosi po vazhdon çdo ditë”, është shprehur sinjalizuesi.

Sipas tij, për ta kaluar këtë pjesë shoferët po presin çdo ditë mbi gjysmë ore, që për të është e tmerrshme./GazetaSinjali/