image Kaos në trafikun e Prishtinës, semaforët jashtë funksionit, asnjë polic në rrugë

Kosovë

Kaos në trafikun e Prishtinës, semaforët jashtë funksionit, asnjë polic në rrugë

news image

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është krijuar kaos në trafik me radhë të gjata automjetesh të rreshtuara para një seamafori jofunksional te Ministria e Arsimit.

Një sinjalizues ka treguar se në rrugën ku semaforët nuk po funksionojnë, nuk ka asnjë polic për ta lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Në anën tjetër, rradha e automjeteve është bërë edhe më e gjatë për shkak të punimeve që po kryhen skaj një pjese të rrugës. Kjo ka bërë që veturat të mos mund të lëvizin në njërin shirit të rrugës. /Gazeta Sinjali/