image Kaos i madh në Veternik (Foto)

Sinjalizim/ Kaos i madh në Veternik (Foto)

news image

Si çdo ditë tjetër edhe sot rruga që të çon në lagjen Veternik të Prishtinës është bllokuar nga automjetet.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes duke bërë me dije për kolonën e gjatë që është shkaktuar.

Rrethrrotullimi në Veternik që pritet t’ua kursejë pak kohën qytetarëve nuk ka përfunduar ende.

Ndërkohë fluksi më i madh i automjeteve vërehet në mëngjes dhe pas orës 16:00. /Gazeta Sinjali/