Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në rrugën Wesli Klark në Pejë gjatë orës 09:55, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me një mjet të mbrehtë një qytetar.
Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar mjeti i mbrehtë i cili dyshohet të jetë përdorur gjatë rastit, shkruan Gazeta Sinjali.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Sulm dhe kanosje”./GazetaSinjali/