Një 20-vjeçar me inicialet Q.M. është arrestuar, pasi që i njëjti sipas policisë ka kanosur motrën e tij me thikë, shkaku i disa mosmarrëveshjeve në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, recidivist i dhunës në familje është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Zaskok të Ferizajt./GazetaSinjali/