Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për kërcënimin e dy personave më 19 dhe 20 maj në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari i kishte kërcënuar përmes telefonit, derisa viktimat ishin duke bërë matjen e një parcele toke.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokuorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/