Rreth orës 02:00 të 2 shtatorit, policia njofton se në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës janë kanosur dy roje të një lokali nga dy persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rojet dhe dy të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje të mëhershme.
Të dyshuari të cilët kishin qenë të maskuar dhe të pajisur me armë, janë larguar në drejtim të panjohur./Gazeta Sinjali/