Manchester City mund të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit.
Kampionët në fuqi të Premier League kanë krijuar një epërsi të konsiderueshme në tabelën e kampionatit anglez, me 53 pikë të tubuara pas 21 xhirove.
Chelsea numëron 43 pikë në pozitën e dytë, derisa Liverpool ka 42 (me një ndeshje më pak të luajtur).
City mund të përforcohet edhe më shumë në janar, nëse duan të aktivizohen në merkato.
Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se City kanë 150 milionë funte në dispozicion, nëse duan të aktivizohen.
Harry Kane dhe Erling Haaland janë dy dëshirat e vetme të Manchester City aktualisht.
‘Citizens’ po luajnë pa një sulmues tipik, dhe dëshira qëndron aty, ndonëse ajo pozitë nuk po hap telashe për ta. /Gazeta Sinjali Sporti/