image Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme, pas protestave

Botë

Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme, pas protestave

news image

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë, Otava ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave që kamionistët kanë nisur para më shumë se një javë, kundër masave anti-COVID.

Jim Watson tha se qyteti ishte “plotësisht jashtë kontrollit”, me demonstrues më shumë se policë.

Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.

Kamionistët kanë paralizuar qendrën e Otavës me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

Protesta filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët të vaksinohen kundër COVID-19./GazetaSinjali/