image Kamioni që bartë mbeturinat del në rrugë pa drita, rrezikon komunikacionin (VIDEO)

Sinjalizime

Kamioni që bartë mbeturinat del në rrugë pa drita, rrezikon komunikacionin (VIDEO)

news image

Po vazhdojnë kundërvajtjet e ndryshme në trafik mirëpo jo të rralla janë rastet kur rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte rreth orës 21:30, në Ferizaj, ku shihet një kamion që bartë mbeturinat duke qarkulluar pa drita sinjalizuese, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se ata madje janë rrezikuar nga ky kamion, të cilin nuk e kanë parë deri sa i janë afruar deri në 5 metra.

Në pamjet e dërguara nga Sinjalizuesit shihet se kamioni nga mbrapa nuk ka as ndonjë shenjë, përmes së cilës do të dallohej nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

/GazetaSinjali/