Policia kufitare në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka ndaluar dje një person në orët e para të mëngjesit, i cili po drejtonte një furgon me targa vendore, shkruan Gazeta Sinjali.
I njëjti sipas burimeve të Sinjalit brenda policisë, po transportonte 14 kafshë të imta-dele në mungesë të dokumenteve.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se për këtë është njoftuar inspektori i AVUK-it dhe se kafshët iu kanë lënë në ruajtje pronarit.