image Kamenicë/ Burri e bën për spital gruan në ditën e Bajramit, përfundon në prangat e policisë

Sinjalizime

Kamenicë/ Burri e bën për spital gruan në ditën e Bajramit, përfundon në prangat e policisë

news image

Dita e Kurban Bajramit nuk ishte ditë feste për një grua nga Kamenica. Sinjali mëson se ajo përfundoi në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për shkak se u rrah nga bashkëshorti i saj.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se një grua, sot, rreth orës 15:00, ka denoncuar në polici burrin e saj për dhunë në familje.

Këto burime bëjnë të ditur se personi që dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/