image "Kam mbjellë marihuanë"/ Prishtinasi e denoncon veten në polici

Siguri

“Kam mbjellë marihuanë”/ Prishtinasi e denoncon veten në polici

news image

Një qytetar ka shkuar mëngjesin e djeshëm në stacion policor në Prishtinë, për të denoncuar veten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se ka kultivuar marihuanë në shtëpinë e tij.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatës nga 5 deri në 90 cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/