Policia e Kosovës ka ndaluar një shqiptar me nënshtetësi serbe i cili e kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në karantinë.
“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuar mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuar është dërguar në karantinë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.