Një person është shoqëruar në polici, pasi që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, në të cilin thuhet se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:30, në Novosellë të Kamenicës.
Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/