image Kahn përsërit: E dua Cristianon por ai nuk i përputhet ideve tona

Futboll

Kahn përsërit: E dua Cristianon por ai nuk i përputhet ideve tona

news image

Bayerni ka këmbëngulur se ata nuk do të shkojnë për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Bavarezët do të kërkojnë një zëvendësues për Robert Lewandowski i cili iu bashkua Barcelonës për 45 milionë euro.

Drejtori sportiv i Bayernit, Oliver Kahn megjithatë ka përsëritur se Bayerni nuk do të transferojë Ronaldon, pasi sipas tij ai nuk i përputhet ideve të klubit.

“Unë e dua Cristiano Ronaldon, lojtar fantastik, por çdo klub ka një filozofi dhe nuk jam i sigurt nëse do të ishte sinjali i duhur për Bayernin dhe Bundesligën nëse do ta nënshkruanim tani.

“Një veprim i tillë nuk përputhet domosdoshmërisht me idetë tona”, deklaroi Kahn.

/GazetaSinjaliSport/