image "Ka me të mbytë", detaje të reja nga rrahja e vëllezërve në Viti

Siguri

“Ka me të mbytë”, detaje të reja nga rrahja e vëllezërve në Viti

news image

Sot në mëngjes, Gazeta Sinjali raportoi për një rast që ka ndodhur në fshatin Verban të Komunës së Vitisë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person mashkull, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka rrahur vëllain e tij.

Tani, Gazeta Sinjali mëson detaje të reja lidhur me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se dje rreth orës 16:30, vëllezërit që jetojnë në të njëjtën shtëpi, më saktësisht i dyshuari me inicialet F.S., (1986) e ka sulmuar me grushte dore vëllain e tij, viktimën F.S. (1996), ku më pas ka filluar përleshja mes tyre.

Të njëjta burime tregojnë se pasi i kanë ndarë prindërit e tyre, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë, i cili me vete kishte një letve druri, ka dëmtuar roletat e shtëpisë dhe e ka kanosur vëllain e tij duke i thënë se do ta mbysë.

Po ashtu, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por të njëjtit kanë refuzuar të marrin trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se palët dhe dëshmitarët e rastit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/