Juventusi ka arritur që të triumfojë ndaj Fiorentinas duke arritur në finale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sport.
‘Bardhezinjtë’ mposhtën me rezultat të pastër 2-0 skuadrën e Fiorentinas në “Allianz Stadium”, ndërsa udhëhoqën me rezultat 3-0 në total, pas fitoren 1-0 në ndeshjen e parë mysafir.
Dy golat për ‘biankonerët’ u realizuan nga Federico Bernardeschi në minutën e 32-të, teksa i dyti erdhi në fund të ndeshjes në kohën shtesë nga Danilo.
Juventusi në finale do të përballet me Interin, në Romë më 11 maj.