Paulo Dybala nuk është i infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur edhe klubi italian, Juventusi.
Dje u përhapën disa thashetheme se argjentinasi Dybala është i prekuri i radhës në Serie A –me koronavirus.
Megjithatë kjo fillimisht u mohua mbrëmë nga gazetari i afërt me “Zonjën e vjetër”, Romeo Agresti, ndërsa tash u vërtetua edhe nga klubi./Gazeta Sinjali/