Ekipi i Juventus dëshiron ta sjellë një top-sulmues për të iu përshtatur Cristiano Ronaldos.
Siç raporton “Tuttosport”, Juventusi tashmë ka përgatitur një listë me qendër-sulmues, transmeton Gazeta Sinjali.
Në listë prin lojtari i Manchester Cityt, Gabriel Jesus. Ai shihet si një opsion i lirë dhe më lehtë për t’u transferuar.
Pjesë e listës janë edhe Timo Werner, Mauro Icardi dhe i shtrenjti, Harry Kane. Me transferimin e njërit nga ta, po pretendon që t’i jap më shumë liri Ronaldos në fushë./Gazeta Sinjali/