image Juninho: Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Futboll

Juninho: Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën

news image

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho ka thënë se është e mundur që kapiteni i skuadrës Memphis Depay t’i bashkohet Barcelonës para mbyllës së afatit kalimtar veror, transmeton Sinjali Sportiv.

Depay është lidhur shumë me një ri-bashkim me ish-trajnerin e Holandës, Ronald Koeman tek gjiganti spanjoll i La Ligas, Barcelona.

“Ai ka edhe 12 muaj në kontratën e tij. Ai ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe ne nuk mund ta fshehim atë.”, tha Juninho për “Telefoot Chaine”.

“Është e mundur që Memphis të nënshkruajë me Barcelonën të hënën. Por nuk është e qartë. Duket se do të shkojë, por nëse qëndron, do të na ndihmojë shumë.”, përfundoi Juninho. /Sinjali Sportiv/