image Joe Biden u del në krahë protestuesve: Të protestosh kundër këtij brutaliteti është e drejtë dhe e nevojshme

Botë

Joe Biden u del në krahë protestuesve: Të protestosh kundër këtij brutaliteti është e drejtë dhe e nevojshme

news image

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike dhe ish-nënpresidenti i këtij shteti, Joe Biden, ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen tash e sa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë.

Kandidati demokrat ka thënë se populli amerikan është i zemëruar ndaj padrejtësive. Andaj, të protestohesh kundër brutalitetit, sipas tij, është e drejtë dhe e nevojshme. Por, sipas tij djegiet dhe shkatërrimet nuk janë të nevojshme.

“Protesta është një reagim tërësisht amerikan, por djegiet dhe shkatërrimi i panevojshëm nuk janë të tilla. As dhuna që e vë në rrezik jetën e njerëzve nuk është… Ne jemi një komb në dhimbje, por nuk duhet të lejojmë që kjo dhimbje të na shkatërrojë. Jemi një komb i zemëruar, por nuk mund të lejojmë që zemërimi ynë të na konsumojë. Ju lus të qëndroni të sigurt. Ju lus të kujdeseni për njëri-tjetrin”, thuhet më tej në deklaratë”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan gjatë mandatit të Obamës.

Kësisoj, Biden premtoi se nëse bëhet president, do t’i dëgjojë problemet e popullit.

“Ne duhet dhe do të arrijmë në një vend ku secili, pavarësisht racës, beson se për të mbrojtur dhe për të shërbyer nënkupton mbrojtje dhe shërbim për ta”, shtoi kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Pak më parë mediat në Amerikë raportuan se protestuesit tani kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë dhe protesta e tyre po vazhdon në disa qytete./Gazeta Sinjali/