image Jerusalemi zbardhet pas reshjeve të rralla të borës

Botë

Jerusalemi zbardhet pas reshjeve të rralla të borës

news image

Bora e ka mbuluar Jerusalemin dhe vendet e tij të shenjta sot, pasi një stuhi dimërore përfshiu vendin atje.

Pamjet e publikuara shfaqin fëmijët teksa gjuajnë njëri-tjetrin me topa bore pas rënies së shtresës së parë.

Në orët e para të mëngjesit, bora shihej edhe mbi xhaminë Al-Aqsa, që është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët dhe hapësirën para Murit Perëndimor, vend i shenjtë për hebrenjtë.

/GazetaSinjali/