Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit.
Jashari ka thënë se kjo festë nxit gëzim, dashuri dhe paqe për të gjithë besimtarët.
Përveç kësaj, Jashari thotë se kjo festë duhet të jetë shkas që të kultivohen mardhëniet e mira me familjarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë njerëzit kudo që jetojnë.
“Qofshin të pranuara lutjet, agjërimi dhe sakrifica juaj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Jashari.