Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Ajo ka thënë se është e tronditur nga ky akt i tmerrshëm, për çka bën thirrje që krimineli të kapet dhe të merr dënimin e merituar.
“E tronditur nga akti i tmerrshëm në Gllogjan. Është e pa imagjinueshme dhimbja që familjarët janë duke ndjerë tani. Ngushëllime, jemi me ju! Krimineli që pati zemër të gjuaj në drejtim të nxënësve shumë të rinjë në moshë, të kapet nga organet kompetente dhe të merr dënimin e merituar”, ka shkruar Jahjaga.
Nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të autobusit që ishte duke qarkulluar nga Gjakova për në Gllogjan mbetën të vrarë tre persona dhe një u plagos. Ky i fundit sipas mjekëve të spitalit të Pejës, është jashtë rrezikut për jetë.