Policia e Kosovës nuk ka lejuar askënd që të kalojë përmes rrugës kryesore që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën, kjo pasi që aty po zhvillohej një operacion i tyre, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes në një veturë.
Por, qytetarëve që iu duhej me patjetër të vijnë në Prishtinë, shfrytëzuan një rrugë alternative.
Në fotografitë e dërguara nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali shihet se ata janë nisur në këmbë nga Fushë Kosova për në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/