Real Madridi dje mposhti pastër Barcelonën me rezultat 2:0 për ta marrë kreun e La Ligas.
Vinicius Junior dhe Mariano Diaz ishin realizatorët për vendasit, shkruan Gazeta Sinjali.
Prezent në stadium ishte edhe ish-ylli i “Los Blancos” Cristiano Ronaldo i cili u rikthye në Madrid pas 18 muajsh.
Ai gjithashtu iu gëzua edhe golit të Viniciusit në këtë mënyrë.
Kujtojmë se Vinicius Junior gjithashtu festoi në stilin e Cristiano Ronaldos/Gazeta Sinjali/