image Ja kur pritet t’i kthehet Shaqiri Liverpoolit

Futboll

Sport/ Ja kur pritet t’i kthehet Shaqiri Liverpoolit

news image

Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të mund të luajë në ndeshjet me Sheffieldin e Evertonin, ndërsa mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp pas 10-15 ditësh.

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të mungojë afro 10 ditë për shkak të lëndimit.

Me këtë rast, mesfushori kosovar nuk do të jetë në dispozicion të “Reds” për ndeshjet e ardhshme ndaj Sheffield Unitedit dhe Evertonit, në Premierligë respektivisht FA Cup.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte në plan për të startuar nga minuta e parë në ndeshje me Wolverhamptonin.

Mirëpo, lëndimi i futbollistit nga Zhegra e Gjilanit ia prishi planet trajnerit gjerman.

Duke folur për BBC Sport, Klopp u shpreh se planifikonte ta përdorte Shaqirin fundjavën që shkoi, por nënvizoi se tash nuk do të mund të llogarisë në ish-futbollistin e Bayern Munichut dhe Interit.