image Ja çfarë thotë Policia e Kosovës për plagosjen e avokatit Gazmend Halilaj

Kosovë

Raport/ Ja çfarë thotë Policia e Kosovës për plagosjen e avokatit Gazmend Halilaj

news image

Dje është plagosur avokati Gazmend Halilaj para shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Halilaj para dy ditësh pati një fjalosje me Sami Lushtakun, ku tha se u kërcënua nga ai përmes telefonit dhe se ishte nisur në drejtim të tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, pastaj kanë sulmuar fizikisht avokatin.

Pas tentativës personat e panjohuar me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Halilaj kishte reaguar ndaj ndihmave që i dha PDK në Skënderaj, ku kishte shkruar se “SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?”/Gazeta Sinjali/