Në pasditen e 10 shtatorit dy pjesëtar të personelit të KFOR-it turk kanë raportuar në Stacionin Policor në Prizren se u është vjedhur qeni, i cili ishte pronë private e personelit të KFOR-it.
Personat në polici kishin dërguar edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihet një person duke e futur qenin në automjetin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur që të lokalizoj të dyshuarin me inicialet B.Z., 46-vjeçar dhe te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar qeni.
Më pas, është kontaktuar personi i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni.