image Iu dha lamtumira e fundit policit të vrarë në Zhur të Prizrenit

Kosovë

Vrasja/ Iu dha lamtumira e fundit policit të vrarë në Zhur të Prizrenit

news image

Me nderime të larta policore, sot iu dha lamtumira e fundit policit i cili vdiq tragjikisht mbrëmë gjatë një intervenimi policor në Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak minuta më parë, Sami Thaqit iu nda urdhri “hero i Kosovës” nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në varrimin e policit morën pjesë shumë qytetarë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe figura të njohura politike nga vendi.

Varrimi i Thaqit u bë në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

Kujtojmë që sot presidenti i vendit vendosi që për nder të tij, dita e nesërme të jetë ditë zie në Kosovë./Gazeta Sinjali/