image Istogasi s'e lë vëllain ta sjellë gruan në shtëpi me pretekstin se ajo ndikoi që t'i martohej vajza

Kosovë

Istogasi s’e lë vëllain ta sjellë gruan në shtëpi me pretekstin se ajo ndikoi që t’i martohej vajza

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Istog, aq sa është dashur edhe intervenimi i Policisë.

Siç njofton Policia, një person është arrestuar pasi ia kishte ndaluar vëllait që ta sillte në shtëpi bashkëshorten e tij. Për arsye kishte pretendimin se ajo kishte ndikuar që vajza e tij të martohet pa dashjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Istog 24.06.2020-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, viktimës mashkull kosovar ia kishte ndaluar ta sjell në shtëpi bashkëshorten e tij me pretekst se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali