Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Istog, aq sa është dashur edhe intervenimi i Policisë.
Siç njofton Policia, një person është arrestuar pasi ia kishte ndaluar vëllait që ta sillte në shtëpi bashkëshorten e tij. Për arsye kishte pretendimin se ajo kishte ndikuar që vajza e tij të martohet pa dashjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
“Istog 24.06.2020-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, viktimës mashkull kosovar ia kishte ndaluar ta sjell në shtëpi bashkëshorten e tij me pretekst se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali