Policia e Kosovës dje rreth orës 13:00 ka arrestuar dy persona në fshatin Kaliqan të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, dy personat e lartpërmendur dyshohen se për shkak të një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sinjalizuesi ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.