image Ismet Munishi: Rashica mund të luaj tek Real Madridi, Barcelona apo Chelsea

Futboll

Ismet Munishi: Rashica mund të luaj tek Real Madridi, Barcelona apo Chelsea

news image

Ish-trajneri i Milot Rashicës, Ismet Munishi beson se ylli kosovar ka potencial për të luajtur në top klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona apo Chelsea.

Në dokumentarin e bërë për Milot Rashicën nga skuadra e Vitesses, Munishi është njëri nga folësit, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Unë me të vërtetë besoj se Miloti mund të arrijë të luaj për top klube si Real Madrid, Barcelona apo Chelsea’, tha Munishi duke shtuar se e di që Rashica është shumë i mirë.

Gjatë ditës së djeshme, menaxheri i Rashicës, Altin Lala u shprehë se ylli i Kosovës sezonin e ardhshëm ka mundësi që të luaj në Ligën e Kampionëve./Gazeta Sinjali/