Trajneri kosovar Ismet Munishi është duke kaluar një periudhë fantastike si trajner. Me të marrë drejtimin e skuadrës Ballkanit sukseset për të nuk kanë munguar, pasi aktualisht zë pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Përveç pozitës së parë në Superligë, Munishi ka kaluar edhe një raund në Kupë derisa ka eliminuar skuadrën e Dritës.
“Reporteri” ka bërë një reportazh te skuadra e Ballkanit, ku Ismet Munishi flet me futbollistët e tij pasi e eliminuan Dritën.
Tekniku prishtinas thotë se edhe trajnerët më të mëdhenj në botë si: Guardiola, Mourinho e Klopp ia kanë lakmi.
“S’ka trajner në botë që nuk ma ka lakmi. Ata nuk e dinë se çfarë ekipe kam unë. Edhe Jose Mourinho, Guardiola e Klopp ma kanë lakmi, seriozisht po ju them, hiç edhe për ekip nuk ja dha dorën”, deklaroi Munishi duke bërë që lojtarët të shpërthenin në të qeshura./Gazeta Sinjali/