Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, pasi i njëjti rreth orës 18:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ishte i zhveshur në pjesën e sipërme dhe kishte shqetësuar qytetarët e këtij qyteti duke u ngjitur mbi automjetet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i dyshuari është shoqëruar dhe dërguar në stacionin policor të Pejës.
“Po, rreth orës 18:00, në rrugën Mbretëresha Teutë, është hasur nga qytetarët një person, i cili në pjesën e sipërme ishte i zhveshur, dhe i njëjti është shoqëruar, arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Pejë, dhe janë duke vazhduar procedurat ndaj tij”, tha ai.